MENU
klinika

Zonja e hekurt

Telefonata me Demaçin, më rrëqethësja e jetës së saj…

24.03.2022 - 15:17

        Ndërsa në dy kuvendet në Shqipëri dhe Kosovë, është mbajtur një minutë heshtje në nder të Albright-it, Kosova madje, duke e shpallur ditë zie të premten, vlen të sjellim në kujtesë kontributin e saj të jashtëzakonshëm për popullin e Kosovës, në vitin e vështirë 1999, teksa shqiptarët atje i përndiqte gjenocidi serb.

352620 02: (NO TIME – NO USNEWS) President Bill Clinton speaks at a press conference April 5, 1999 at the White House. General Henry Shelton, Defense Secretary William Cohen, and Secretary of State Madeline Albright flank Clinton who talks about the Kosovo crisis. (Photo by Robert Giroux/Liaison)

Në vitin 1999, gjatë negociatave të delegacionit kosovar në Rambuje, ish-Sekretarja e SHBA-së, Madeleine Albright kishte zhvilluar një bisedë telefonike me Adem Demaçin.

Në disa nga detajet që janë shkëputur nga libri i Albright “Madam Secretary: a memoir”, ndër të tjera thuhet se po në atë kohë Albright i kishte telefonuar Adem Demaçit, i cili ishte udhëheqës i zyrës së UÇK-së në Prishtinë, që ta nxiste Hashim Thaçin, për ta mbështetur qëndrimin e SHBA-së, pasi që Thaçi ishte udhëheqës i delegacionit kosovar për bisedime.

“Gjatë gjithë pasdites vrava mendjen si ta bindja Thaçin. Kisha marrë në telefon të gjithë ata që mendoja se mund të ndikonin mbi udhëheqësin e UÇK-së, ndaj më në fund vendosa ta provoja edhe Adem Demaçin. Demaçi ishte një nacionalist i vjetër kosovar, njëri prej atyre që i bënin presion Thaçit ta ruante qëndrimin më të ashpër të mundshëm. I telefonova në Slloveni ku ndodhej dhe i kërkova ta nxiste Thaçin që ta mbështeste qëndrimin tonë”.

Demaçi u përgjigj se nuk mund të pajtohej me gjithçka dhe se donte të takohej personalisht me Albright, derisa i kërkoi që të vinte në Slloveni.

Pristina, SERBIA AND MONTENEGRO: Kosovo President, Ibrahim Rugova (R) presents former US secretary of state Madeleine Albright with a diploma, The Golden Medal of Freedom in Pristina, 05 July 2005. Albright urged Kosovo leaders and people to strengthen democracy in the province and respect minority rights. AFP PHOTO/NIKOLA BESEVIC (Photo credit should read NIKOLA BESEVIC/AFP via Getty Images)

“Më sugjeroi që të shkoja në Slloveni dhe të bisedoja me të. I thashë: “Ka dy javë që palët po bisedojnë. Edhe fare pak orë kanë mbetur që të skadojë afati i fundit.”

“Mund të takohem me ju në të ardhmen, por tani ju duhet t’i jepni Thaçit miratimin tuaj. Në rast se nuk e bëni këtë, dështimi do t’ju ndjekë si hije gjatë gjithë kohës që shqiptarët e thjeshtë do të vriten”.

Demaçi tha: “Ne i çmojmë përpjekjet tuaja, por nuk duam të nxitohemi. Nëse është e nevojshme të vdesin edhe tridhjetë mijë shqiptarë, le të vdesin, por ne nuk do t’i dorëzojmë armët vetëm mbi bazën e premtimeve. Ne nuk do të heqim kurrë dorë nga ëndrra jonë për të qenë të lirë.

Iu përgjigja: “Propozimi im nuk do të thotë që ju të hiqni dorë nga ëndrra juaj. Mos e lini t’ju ikë nga dora ky shans për paqe. I thoni Thaçit se e mbështetni atë”.

Demaçi ma priti: “Është e pamundshme”.

Në fund të bisedës, Albright tregon se e kishte mbyllur telefonin me një ndjenjë pështirosjeje, derisa tregon se kjo ishte biseda më rrëqethëse që e kishte pasur në jetën e saj.

Former U.S President Bill Clinton (C-R), flanked by former US Secretary of State Madeleine Albright (C-L), receives an Albanian traditional heat “Plis” from an old man as he walks in the main square of Pristina on June 12, 2019, during a ceremony marking the 20th anniversary since the NATO intervention ended Kosovo war with Serbia and cleared a path for independence. – June 12, 1999, the day when NATO entered Kosovo after a three-month assault on Serb forces, marks the moment Belgrade effectively lost control of its former province. Clinton is beloved in Kosovo for championing that intervention, which forced Serbian troops to withdraw from their battle with ethnic Albanian separatists, a conflict which claimed 13,000 lives, mostly Kosovo Albanians. (Photo by Armend NIMANI / AFP) (Photo credit should read ARMEND NIMANI/AFP via Getty Images)

“E mbylla telefonin me një ndjenjë pështirosjeje. Kjo bisedë telefonike kishte qenë për mua një nga bisedat më rrëqethëse që kisha pasur ndonjëherë në jetën time. Pavarësisht nga Demaçi, presioni ynë më në fund pati sukses”.

Albright ka vizituar tri herë Kosovën, më 1999-ën, sa ishte ende Sekretare, si dhe më 2005 dhe 2019. Në vitin 2005, mbajti një fjalim në Kuvendin e Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


20 vite nga ndërhyrja e NATO-s

Kosova, mirënjohje të përjetshme

"6 janari, një ditë zemërimi, tronditjeje dhe trishtimi!"

Albright dhe presidenti i NDI: Demokracia është udhëtim pa…