E besoni apo jo, por Kristjan Asllani është një nga lojtarët më të lakuar për momentin në Serie A. Talenti kuqezi, në pak kohë, arriti jo vetëm të sigurojë një fanellë titullari tek Empoli, por është kthyer në një nga lojtarët më të kërkuar në Itali.
Mosha e tij, ditëlindja 2002, por dhe potenciali që ka shfaqur, ka bërë që shumë klube të kthejnë vështrimin nga Asllani. Sipas Sportmediaset, Inter është ekipi më i interesuar teksa tek Asallni shohin zëvendësuesin ideal të Brovozic, pavarësisht se kroati rinovojë kontratën deri në 2026.
Sipas të përditshmes italiane, jo vetëm Inter është i interesuar për Asllanin, pasi edhe Milan e Juventus po monitorojnë nga afër talentin kuqezi. Empoli pret fundin e sezonit për të dëgjuar ofertat zyrtare për Asllanin, çmimi minimal për të marrë mesfushorin është 10 milionë euro.