Së fundmi këngëtarja e njohur, Rihanna është përfolur se mund të jetë fejuar fshehurazi me të dashurin e saj, A$AP Rocky.
Lajmet filluar të “merrnin dhenë”, pasi artistja u pa duke mbajtur një unazë të madhe prej diamanti teksa bënte blerje për fëmijë në Los Angelos.
Mirëpo, këngëtarja foli për herë të parë teksa u ndal nga paparacët.
“Kjo unazë e vjetër? Ti bën sikur nuk e ke parë kurrë këtë unazë”, tha këngëtarja duke hedhur poshtë thashethemet se është fejuar me babain e fëmijës që po pret.
Unazën e ka mbajtur më parë në të kaluarën, megjithëse në një gisht tjetër.
Rikujtojmë se Rihanna ka treguar gjatë një interviste se shtatzënia i jep një shkëlqim ndryshe, por sipas saj, kur je në tremujorshin e shtatzënisë dhe duhet të zgjohesh për t’u veshur ose për të bërë ‘make-up’-in “gjithçka është një sfidë më vete”.
“Por mua më pëlqejnë sfidat. Më pëlqejnë gjërat që më detyrojnë të jem krijuese në mënyra të reja.“, shprehet Rihanna.
Teksa fliste për programin e saj të preferuar “The Real Housewives”, themeluesja e “Fenty Beauty” pranoi se rezonon më shumë me Teresa-n, pasi ashtu si ajo, edhe këngëtarja do të jetë shumë protektive ndaj fëmijës së saj.
“Ajo rezonon shumë me mua sepse ndihem sikur ky është lloji i nënës që do të jem. Nëse flisni për fëmijët e mi, do t’ju vijë fundi”, tha Rihanna.