MENU
klinika

Rama takim me biznesin e vogël

“U ul çmimi i naftës në 211 lekë, pasi ka rënë në bursë”

15.03.2022 - 15:39

Kryeministri Edi Rama u takua sot me përfaqësues të biznesit të vogël, për të prezantuar Paketën e Rezistencës Sociale, ku janë akorduar 20 miliardë lekë për të mbajtur të palëvizur çmimin e energjisë elektrike për biznesin e vogël dhe konsumatorët familjarë.

Kreu i qeverisë tha se:” Për ata që thonë se ne e kemi energjinë tonën dhe skemi pse ta kemi të shtrenjtë, duhet ta kemi falas. Është krejt e gabuar të mendosh kështu, pasi së pari nuk e kemi tonën, edhe sikur të kemi vitin më të lagësht, sot nevoja për konsum është shumë e madhe dhe Shqipëria nuk e prodhon energjinë e nevojshme që nevojitet për konsum, për këtë arsye detyrohet që në vite të thata të dalë në treg.”

Sipas Kryeministrit Rama, prandaj po ndërtohet Skavica, për të zgjidhur problemin e prurjeve të ujit që nuk futen në prodhim sepse janë më shumë seç duhet dhe shiten në periudhën që janë më lirë. Më ndërtimin e Skavicës do bëhet e mundur ruajtja e ujit të tepër dhe përdorimi i tij në sezonet e thata.

Në vijim Kreu i Qeverisë foli për vendimin e bordit për çmimin e naftës: “Bordi vendosi 211 lekë çmimin për naftën, sepse ka rënë ne bursë, ndërkohë po të shikoni ça po ndodh në vendet e tjera, ka vende që e kanë 2.2, 2.4 dhe deri në 2.8 euro, kjo për ata që thonin se në Shqipëri është nafta më e shtrenjtë.”