Përfundimi i “Big Brother VIP Albania” u duk sikur nuk ishte aq i paqshëm për të gjithë banorët e shtëpisë, ku Donald Veshaj së bashku me vëllain e tij Romeon, hoqi nga lista e ‘following’ dy producentet Sara dhe Lori Hoxha, si dhe moderatoren Arbana Osmanin.
Ndërkaq, vëllezërit Veshaj kanë fshirë ‘promo’-n e emisionit “Më lër të flas” që ia mundësoi “Top Channel” nëpërmjet një surprize të këndshme dhe emocionuese në gjysmëfinalen e “BB VIP”.
Teksa u duk se marrëdhëniet midis binjakëve dhe produksionit ishin prishur, së fundmi, ndjekësit kanë zbuluar një detaj të ri në rrjete sociale.
Donaldi me Romeon dhe Lori Hoxha kanë nisur të ndiqen sërish në “Instagram”, duke na bërë të mendojmë se tashmë të gjitha keqkuptimet janë zgjidhur midis tyre.
Rikujtojmë se burimet për Prive kanë konfirmuar se pas pjesëmarrjes në festën e organizuar nga produksioni i “Big Brother VIP”, kanë bërë që të sheshohen deri diku pakënaqësitë që ata mund të kenë pasur me njëri-tjtrin.
Donaldi dhe Romeo kanë vendosur që të mos anulojnë gjithçka dhe me gjasë do të jenë në shtëpinë e tyre të re mediatike ashtu siç ishte paralajmëruar.
Kujtojmë që Donaldi nuk mori pjesë në post “Big Brother VIP”, por gjithashtu as Beatrix.