MENU
klinika

Zbrazi kallashin te furra e bukës

Zbardhet shkaku i sherrit mes dy komshinjve në Shkodër

23.03.2022 - 14:36

Zbardhen të tjera detaje për sherrin mes dy komshinjve në Shkodër. Armando Ndreu qëlloi me breshëri plumbash drejt furrës së bukës në pronësi të Sadet Salës. Burime bëjnë me dije se shkak që konflikti mes Armando Ndreut dhe Sadet Salët që agravoi në përdorimin e armës është bërë një vajzë.

Siç është raportuar më herët sherri mes tyre ka ndodhur 2 orë përpara se Ndreu të qëllonte me armë drejt furrë së bukës.

Më pas autori Ndreu ka shkuar në apartamentin e tij në katin e shtatë ka marrë kallashnikovin. Pasi ka zbritur poshtë, në katin e parë ku ndodhet furra e bukës, autori ka qëlluar me breshëri drejt saj.