MENU
klinika

“Ishte shumë i lodhur, por bënte akoma shaka”

Zelenksy hap dyert e ‘kështjellës’ së tij për ‘The Economist’

28.03.2022 - 16:04

I lodhur, por akoma duke bërë shaka, Presidenti i përndjekur i Ukrainës thotë “unë nuk jam një hero”.

Kështu e përshkruan “The Economist” takimin dhe intervistën e realizuar me Zelenskyn, në ambientin ku ai po qëndron, shkruan Gazeta Express.

Në një artikull për intervistën e realizuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, “The Economist”, ka përshkruar atë që quhet “kështjellë”. Hapësira në të cilën qëndron Zelensky, shkruan gazeta britanike, është fortifikatë e rrethuar me snajperistë nga të gjitha anët.

“Dyert e bardha metalike u hapën, dhe më tej sheh drunjtë dhe thasët me rërë”, nis përshkrimi i hapësirës që do t’i çonte në zyrën e Zelenskyt për ta realizuar intervistën.
“‘Mirë se vini në kështjellë’, thotë një ndihmës i Presidencës. Mund të shohësh snajperistët në të majtë, në të djathtë, lartë dhe poshtë. Sistemin e mbrojtjes ajrore, copat e mëdha metalike, mund t’i shohësh edhe më lehtë. Kur dyert mbyllen, një ushtar merr një “vertushka”, – telefon i sigurt i Qeverisë, i kohës sovjetike, – dhe pret urdhra. Ne lëvizim drejt një hyrjeje anësore, pastaj shoqërohemi nëpërmes korridoreve të errëta dhe ecim shkallëve lart e poshtë dhe thellë në trupin e makinerisë ukrainase të luftës”, shkruan gazeta britanike.

Brenda rezidencës së fortifikuar qeveritare po i priste aktori dhe politikani Zelensky, të cilin “The Economist” e përshkruan njerëzor dhe origjinal. Aq e madhe është tragjedia që e ka goditur kombin e tij, sa nuk ka vend për aktrim”, thuhet në shkrimin e britanikes. Ai ka folur për nevojën e Ukrainës për armë, pikëpamjet e tij për presidentin amerikan, Joe Biden dhe përkrahësit e tjerë perëndimorë dhe çka do të thotë fitorja për të.

Edhe pse i veshur me ngjyra ushtarake, Zelenskyy thotë se planet për luftën ia ka lënë gjerneralëve të Ukrainës. “Njerëzit janë liderët”, thotë ai.