MENU
klinika

Policia me “dorë të hekurt” në Fier

2712 gjoba dhe 133 leje drejtimi të pezulluara

18.04.2022 - 12:21

Policia Rrugore e Fierit gjatë kontrolleve të ushtruara janë gjobitur 2712 drejtues mjetesh. Policia njofton se kanë rënë në pranga 2 shtetas që drejtonin automjetin në gjendje të dehur dhe 2 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë.1373 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë. Janë proceduar administrativisht 186 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.

233 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit. Janë vendosur 339 masa administrative për parakalime të gabuara.

Janë pezulluar 133 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 2 të tjera për drejtimi mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Janë vendosur 43 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse. Gjithashtu janë vendosur 514 masa të tjera administrative për shkelje të rregullave të ndryshme qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Fierit do të vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe të shëndetit të qytetarëve.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!