Berisha ka deklaruar se tash e tutje PD-ja do të bëjë një opozitë që s’do të jetë më lojë kukullash (nënkupton që ishte e tillë, për sa kohë Basha ishte në krye të PD-së). Nga ana tjetër, Meta ka deklaruar se pasi të mbarojë mandatin presidencial, do të rikthehet në meidanin politik me një energji të fortë opozitare.
Por sa përkrahje kanë aktualisht këta dy politikanë ndër banorët e rritur të Shqipërisë?
Nga një sondazh që zhvillova ditët e fundit, rezultonte se raporti i simpatizantëve të tre politikanëve kryesorë ishte pak a shumë 4-3-3 (tingëllon si një formacion skuadre futbolli…). Konkretisht, mbi 4/10 e banorëve të rritur simpatizojnë Ramën, pothuaj 3/10 e banorëve të rritur simpatizojnë Berishën e Metën, dhe 3/10 e banorëve të rritur nuk simpatizojnë asnjërin nga tre politikanët kryesorë. (Detajet e rezultatit të sondazhit mund t’i shihni të pasqyruara në grafikun e mëposhtëm).