MENU
klinika

Pas humbjes të djalit

A do të luajë sonte Ronaldo? Gjesti që do të bëjë Liverpool

19.04.2022 - 13:25

Mbrëmja e djeshme ishte e trishtë për Cristiano Ronaldon. Sulmuesi portugez humbi foshnjën e porsalindur dhe lajmin tragjik e bëri të ditur përmes rrjeteve sociale, bashkë me partneren e tij, Georgina Rodriguez.

Sonte, ekipi i tij, Manchester United do të përballet me Liverpool në derbin anglez. Por, nuk dihet ende nëse 37-vjeçari do të jetë në gjendje të luajë në “Anfield Road” apo jo pas humbjes së birit të tij të sapolindur.

“Djajtë e Kuq” nuk kanë dhënë sqarim për këtë dhe mediat angleze janë konfuze nëse do ta shohim apo jo në fushën e blertë sonte pesë herë fituesin e “Topit të Artë”.

Ndërkohë, tifozët e Liverpoolit kanë paralajmëruar se në minutën e shtatë do të duartrokasin për një minutë për ta ngushëlluar dhe për t’i qëndruar pranë Ronaldos. Bota e futbollit, por edhe personalitete të ndryshme në botë e kanë ngushëlluar Ronaldon për tragjedinë familjare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN