Një muaj pas shuplakës famëkeqe të Oscar-it, Will Smith thuhet se ende nuk i ka kërkuar falje personalisht Chris Rock për incidentin.
Në një ekskluzive nga Page Six, disa të brendshëm të Hollywood-it pohojnë se aktori fitues i Oskar-it ende nuk i ka kërkuar falje personalisht Rock-ut për shuplakën dhe thuhet se është i mërzitur nga “udhëtimi shpirtëror” i Smith në Indi. Njëri prej tyre e quajti udhëtimin e tij shpirtëror “cinik dhe qesharak”, pasi ai ende nuk ka arritur të kontaktojë Chris Rock.
“Udhëtimi shpirtëror i Will-it në Indi për joga dhe meditim duket cinik dhe qesharak, duke qenë se ai nuk i ka kërkuar falje personalisht të njëjtit person që sulmoi para miliona njerëzve. Asnjë sasi ‘Namaste’ nuk do ta kompensojë këtë.”- është shprehur burimi.
Nëna e komedianit të njohur, Chris Rock ka folur për herë të parë pas incidentit që përfshiu djalin e saj dhe Will Smith në natën e 94-t të çmimeve “Oscar”.
Të premten, Rose Rock u ul për një intervistë me stacionin lokal të lajmeve të Karolinës së Jugut “WIS-TV” dhe diskutoi momentin kur Smith doli në skenë në “Oscars” dhe goditi Chris, 57, si një përgjigje ndaj shakasë që bëri komediani për kokën e rruar të Jada Pinkett Smith.
Nëna e komedianit fillimisht mendoi se incidenti ishte i inskenuar derisa Smith filloi t’i thoshte atij: “largoje emrin e gruas time nga goja jote e ndyrë”.
“Kur ai goditi Chris-in, ai na goditi të gjithëve. Ai më goditi vërtet me shuplakë. Sepse kur lëndon fëmijën tim, më lëndon edhe mua”, tha Rose.