MENU
klinika

Rrëfehet Romeo Veshaj

A patën mosmarrëveshje binjakët me produksionin?

28.04.2022 - 12:02

Romeo Veshaj ka qenë i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” dhe ka folur në lidhje me polemikat për emisionin që pritet të realizohet së bashku me vëllain e tij Donaldin.

Debati nis pas fshirjes së papritur të spotit të emisionit në televizion dhe rrjete sociale.

I pyetur për këtë çështje Romeo tha se vëllai i tij dëshironte të ishte vete aty dhe se- “Spoti u hoq për të bërë një më të mirë. Donaldi ishte i fiksuar për të qenë vetë atje.”

Ky spektakël u planifikua dhe u ofrua kur Donaldi ishte ende konkurent në “Big Brother Vip” por Romeo kishte menduar emrin i frymëzuar nga batuta e famshme e Donaldit “Më lër të flas” dhe skena ishte pothuajse gati.

Pas përfundimit të “Big Brother” dhe fitores nga një tjetër konkurrent, u përfol se vëllezërit hoqën dorë nga emisioni por mesa duket lajmet ishin të pavërteta pasi tashmë ata janë gati të sjellin spektaklin që sipas tyre do të jetë shumë i veçantë. Ndër të tjera Romeo shtoi se skena do të jetë shumë e madhe dhe se do të ketë të ftuar personazhe shumë interesantë.

Ai nuk i ka shpëtuar dot pyetjes nëse Bora Zemani do të jetë e ftuar në emision në të ardhmen, por Romeo ka preferuar të jetë neutral në përgjigje duke mos pohuar apo mohuar diçka të tillë.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?