MENU
klinika

Analiza

Aleatët e Putinit tani po përpiqen të shpëtojnë veten, jo Rusinë!

21.04.2022 - 14:14

Lufta e SHBA-së në Ukrainë nuk po shkon sipas planit. Mbytja e anijes Moksa është problemi më i fundit për ushtrinë.

Gjatë gati dy muajve, Rusia ka humbur gjashtë gjeneralë kryesorë dhe 15,000-20,000 trupa, ndërkohë që nuk ka arritur ndonjë përfitim të madh.

Morali i ulët i ushtarëve, lë të kuptohet se ka probleme të mëdha. Kjo, së bashku me paaftësinë e dukshme të Rusisë për të rimbushur pajisjet ushtarake – si pasojë e sanksioneve perëndimore – ka bërë që disa studiues të pyesin nëse “makineria” e luftës po prek fundin.

Negociatat për armëpushimin kanë “ngecur”, me Rusinë që refuzon të bëjë kompromis për qëndrimin e saj.

Pas takimit të tij të fundit ballë për ballë me Putinin, kancelari austriak, Karl Nehammer, tha se Putin “beson se po e fiton luftën”.

Kremlini po has pengesa të mëdha, por nuk do të ndryshojë strategjinë e tij.

Kjo nuk është thjesht trimëri. Hulumtimet mbi regjimet autoritare kanë treguar se në shumë raste, drejtimi që marrin luftërat nuk përcaktohet vetëm nga suksesi ose dështimi në fushën e betejës. Përkundrazi, vendimet kryesore – veçanërisht për kohën kur duhet të përfundojë lufta – shpesh diktohen nga interesat e aktorëve kryesorë politikë brenda vendit.

Prandaj, të kuptuarit e vendimmarrjes së Kremlinit kërkon një analizë të dinamikës së pushtetit brenda regjimit.

Mbështetësit e Putinin janë dy blloqe rivale të pushtetit: inteligjenca dhe ushtria. Të dy kanë pësuar rënie të besueshmërisë gjatë luftës.

Megjithatë, të dy kanë gjithashtu një interes të veçantë për të zgjatur konfliktin në njëfarë forme.

Inteligjenca përfshin udhëheqjen aktuale dhe të mëparshme të FSB-së (pasardhësi rus i KGB-së sovjetike) dhe agjenci të tjera të inteligjencës. Pasi filloi karrierën e tij si agjent i KGB-së, Putin ka mbajtur një marrëdhënie simbiotike me agjencinë gjatë gjithë mandatit të tij. Disa drejtues të FSB-së janë pjesë e rrethit të afërt të Putinit dhe të besuarve të tij.

Grupi tjetër përbëhet nga krerët e strukturave ushtarake dhe të mbrojtjes, si ministri i mbrojtjes, Sergei Shoigu, shefi i shtabit, Valery Gerasimov dhe kreu i Republikës çeçene, Ramzan Kadyrov.

Këta individë kanë fituar besimin e liderit rus si rezultat i dekadave të punës dhe besnikërisë.

Pavarësisht ngjashmërive të dukshme – konservatore, antidemokratike dhe antiperëndimore – interesat e të dy grupeve nuk janë të harmonizuara.

Fokusi i inteligjencës është i brendshëm. Specialitetet e saj janë kontrolli, organizimi i operacioneve të fshehta dhe sabotazhi politik.

Fokusi i ushtrisë, nga ana tjetër është lufta, dhe sigurisht ndikon politika e jashtme.

Për Putinin, lufta ka zbuluar gjendjen e vërtetë si brenda ushtrisē ashtu edhe inteligjencës.

Inteligjenca mori goditjen e parë. Plani fillestar i Moskës ishte të merrte Kievin brenda dy ditësh, dhe bazohej në raportet e inteligjencës se ukrainasit do t’i quanin ushtarët rusë si çlirimtarë – informacione të rreme që çuan në llogaritje të gabuara strategjike dhe humbje gjatë fazës së parë të luftës.

Lufta i ka treguar botës gjendjen patetike të ushtrisë ruse.

Morali i ulët, mungesa e aftësive dhe dështimet e pajisjeve kanë hedhur dritë mbi ushtrinë e dytë më e fortë në botë.

Si rezultat i këtyre dështimeve, Putin ka mësuar se disa nga miqtë dhe aleatët e tij më të ngushtë kanë gënjyer, shpërdoruar fonde dhe kanë falsifikuar raporte.

Rrethi i tij i ngushtë mund të mos jetë aq i besueshëm sa mendonte.

Ka disa prova që Putini mund të mos i dijë të gjitha këto informacione. Megjithatë, raportet e pakonfirmuara për arrestimet e zyrtarëve të lartë të inteligjencës përgjegjës për situatën në Ukrainë tregojnë se lideri rus është në dijeni dhe ka reaguar për disa prej tyre.

Sado i pakënaqur, Putini nuk mund të përballojë të marrë masa ndaj ushtrisë gjatë luftës.

Për sa kohë të zgjasë kjo luftë, drejtuesit e ushtrisë nuk do të mbajnë përgjegjësi, pavarësisht performancës së tyre të dobët.

Kjo i jep inteligjencës një disavantazh relativ. Ata kanë humbur ndikimin dhe do të humbasin edhe më shumë nëse trupat ruse nuk kanë sukses.

Për shkak të kësaj, skenari më i mirë i mundshëm për ta është një luftë “e ngrirë”, me pak luftime, por pa zgjidhje të përhershme.

Kjo do t’i lejonte ata të ndryshonin imazhin e tyre para liderit, rus ashtu siç e dinë më mirë – përmes operacioneve të fshehta në territoret e pushtuara.

Të dy grupet kanë interes për ta zvarritur luftën, edhe nëse gjërat vazhdojnë të shkojnë keq: mjegulla e luftës i mbron ata që të mos përgjigjen për dështimet e tyre.

Asnjë grup nuk do “të lobojë” për t’i dhënë fund luftës dhe vetë Putini nuk do të ndalet derisa të arrijë një lloj fitoreje. Dhe kështu, lufta do të vazhdojë.

Olga Chyzh hulumton dhunën politike dhe regjimet represive. Ajo është asistent-profesoreshë në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Torontos.

Burimi: The Washington Post

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Të qëndrojë apo të largohet nga Ukraina?

“The Times”: Dilema hamletiane e Zelenskyt

Johnson bisedë telefonike me Zelensky

“Do të rrisim mbështetjen ushtarake për Ukrainën!”