MENU
klinika

Analiza

Amerika duhet t’i respektojë edhe vetë ‘rregullat’ që vendos!

29.04.2022 - 15:13

Në pamje të parë, lufta në Ukrainë duket se konfirmon pikëpamjen e Presidentit Biden se bota sot është në një garë midis demokracive dhe autokracive.

Rusia autokratike po kryen një sulm të egër ndaj Ukrainës demokratike, dhe kjo e fundit gëzon mbështetjen e vendosur të demokracive perëndimore. Megjithatë, ky nuk mund të jetë një udhëzues për politikën e jashtme të SHBA-së.

Është e vërtetë që shumë nga demokracitë e botës kanë mbështetur Ukrainën.

Por, demokracia më e populluar në botë, India, as nuk e ka dënuar agresionin rus dhe as nuk ka premtuar t’u përmbahet sanksioneve kundër Moskës.

Dhe nuk është vetëm India. Demokracia e dytë më e madhe e Azisë, Indonezia, ka qenë e rezervuar në qëndrimin e saj ndaj Rusisë. Demokracia më e madhe e suksesshme në kontinentin afrikan, Afrika e Jugut, gjithashtu ka refuzuar të dënojë Rusinë dhe madje ka fajësuar zgjerimin e NATO-s për provokimin e pushtimit të Moskës. Dy demokracitë më të mëdha në Amerikën Latine, Brazili dhe Meksika, kanë mbetur kryesisht neutrale dhe kanë abstenuar nga votimi për largimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara. Iraku, e vetmja demokraci funksionale në botën arabe, votoi për të abstenuar për rezolutën që dënon Rusinë.

Putin allies: The 4 countries standing behind Russia | World | News | Express.co.uk

Shumica e njerëzve që jetojnë në demokraci kanë zgjedhur, në këtë luftë të madhe ideologjike, të rrinë duarkryq.

Ky mund të duket si një rast i thjeshtë i interesit kombëtar që e mposht idealizmin. Shumë nga këto vende kanë interesa ekonomike që do të kishin pasoja nëse do të ndërpresin lidhjet me Moskën.

India, për shembull, merr shumicën e armatimit të saj të avancuar nga Rusia. Afrika e Jugut dhe Brazili kanë marrëdhënie tregtare me rusët.

Shumë prej tyre kanë lidhje të forta ekonomike me Kinën dhe janë të lidhur ngushtë me autokracitë e tjera.

Një mënyrë shumë më e mirë për të përshtatur ndarjen në botë është midis vendeve që besojnë në një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla dhe atyre që nuk besojnë.

Moska po kërkon të kthehet në një sferë të politikës së pushtetit, në të cilën, sipas fjalëve të Tukididit, “të fortët bëjnë atë që munden dhe të dobëtit vuajnë atë që duhet”.

Nëse Perëndimi do të bëhej bashkë kundër kësaj përpjekjeje, do të zbulonte se ka shumë aleatë.

Siç më tha ish-sekretari i jashtëm britanik, David Miliband, një ndarje e bazuar në rendin e bazuar në rregulla është shumë më gjithëpërfshirëse sesa ajo e bazuar në demokracitë kundrejt autokracive.

Singapori, për shembull, nuk është një demokraci e plotë liberale, megjithatë synon normat dhe vlerat ndërkombëtare. Në fillim të pushtimit rus, ajo vendosi – për herë të parë në më shumë se 40 vjet – të zbatojë sanksionet ndërkombëtare, edhe pse ato nuk ishin vendosur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së (për shkak të një vetoje ruse).

Russia: The key Putin allies behind the Ukraine war | Metro News

Vende të tilla si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe nuk kanë gjasa t’i bashkohen një thirrjeje për të luftuar autokracitë – pasi ato janë monarki absolute – por një thirrje për të mbështetur një sistem të hapur ndërkombëtar mund të ketë më shumë mbështetje.

Ka shumë presion edhe ndaj Kinës, e cila është padyshim përfituesja më e madhe rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Pekini shpesh është shprehur me forcë kundër shkeljeve të sovranitetit të vendeve, dhe megjithatë është në anën e Rusisë në agresionin e saj kundër Ukrainës.

Është ky aspekt i hipokrizisë kineze që do të ia vlente të theksohej dhe të ritheksohej.

Natyrisht, që kjo strategji të funksionojë, Perëndimi – dhe Shtetet e Bashkuara në veçanti – duhet t’i përmbahen një sistemi ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Veprimet e SHBA-së, veçanërisht Lufta në Irak, shpesh nxisin akuza për hipokrizi perëndimore. Administrata Biden ka bërë thirrje për hetime për krimet e luftës kundër Rusisë, por Shtetet e Bashkuara nuk janë anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare Penale. Shtetet e Bashkuara kundërshtojnë shkeljet e Kinës të traktatit të Ligjit të Detit në Detin e Kinës Jugore, megjithëse nuk është nënshkruese e atij traktati.

Nëse Uashingtoni dëshiron që bota të mbështesë një rend ndërkombëtar të bazuar në rregulla, duhet të përmirësohet në praktikimin e asaj që predikon.

Burimi: The Washington Post

Përktheu dhe përshtati: Konica.al