MENU
klinika

Shqiptarët ndër të parët në rajon

Aplikacioni sekret që nxori zbuluar bandat e Ballkanit

26.04.2022 - 10:38

Thyerja nga Policia e aplikacionit të koduar të komunikimit “Sky ECC” ka çuar në një mori arrestimesh të reja në të gjithë Ballkanin, veçanërisht atë të bosit famëkeq të drogës Darko Sariç dhe ishkreut të Gjykatës së Lartë të Malit të Zi.

Pas thyerjes së këtij aplikacioni, një duzinë fuoristradash të zeza të Policisë mbërritën në periferinë e pasur të Beogradit, Dedinje, shtëpia e ambasadorëve të huaj, mauzoleumi i Josip Broz Titos dhe një bos famëkeq droge i quajtur Darko Sariç. Sariç ishte pas hekurave që nga viti 2014, kur u arrestua me dyshimin për kontrabandë 5.7 tonë kokainë nga Amerika e Jugut në Europë.

Në vitin 2018, ai u dënua me 15 vjet. Më pas, në vitin 2021, vendimi u anulua dhe u urdhërua një rigjykim. Sariç u lirua në fund të vitit të kaluar, por u vu në arrest shtëpiak në pritje të rigjykimit të tij. Policia kaloi tetë orë brenda shtëpisë së gruas së tij, një ndërtesë mbresëlënëse e verdhë e rrethuar nga një gardh i bardhë i lartë me kamera sigurie në qoshe. Në fund të ditës, më 14 prill, Sariç u kthye në paraburgim me dyshimin se ai vazhdoi të tërhiqte fijet e perandorisë së tij të kontrabandës së kokainës nga pas hekurave dhe urdhëroi vrasjen e partnerit të vjetër dhe të arratisurit Milan Milovac.

Thuhet se përdori disa telefona celularë, dy telefona satelitorë dhe një pajisje të personalizuar të instaluar me një sistem mesazhesh të koduar vetëm me abonim të quajtur “Sky ECC”. Në Serbi, Bosnjë-Hercegovinë, Shqipëri, Mal të Zi dhe Slloveni, pothuajse 100 persona janë arrestuar dhe akuzuar si rezultat i provave të marra nga komunikimet e “Sky ECC”.