MENU
klinika

Apel i Ukrainës drejtuar Europës

“Armët na vinë me shumë vonesë!”

16.04.2022 - 17:26

Këshilltari i presidentit ukrainas, Mikhailo Podolyak, me anë të një postimi në ‘Twitter’ i ka bërë thirrje Europës se Ukraina ka nevojë urgjente për armë.

Armët që i nevojiten Ukrainës për t’i rezistuar pushtimit rus po mbërrijnë shumë vonë dhe Europa nuk po dërgon armët që Kievi ka kërkuar.

1)Ukraina kërkon armë nga Europa.
2) Europianët po mbështesin thirrjet drejtuar qeverive të tyre.
3) BE-ja po i jep armë Ukrainës, por jo atë që ne po kërkojmë.
4) Armët kërkojnë shumë kohë për të mbërritur në vend.

“Përfundimi:” Demokracia nuk do të fitojë duke luajtur këtë lojë. Ukraina ka nevojë për armë, jo për një muaj. Tani, ” theksoi Podolyak.