MENU
klinika

Lista e 5 personave më të kërkuar në Shqipëri

Artan Hoxha tregon kush është “Fantazma” që ekzekuton me dorën e majtë

15.04.2022 - 10:07

Ibrahim Lici, një person i shpallur në kërkim nga policia rezulton pjesë e listës së 5 personave më të kërkuar në Shqipëri. Mbrëmjen e sotme gazetari Artan Hoxha ka zbuluar se ai njihet edhe me nofkën “Fantazma” për shkak të aftësisë që ka ai për t’iu shmangur drejtësisë.

“Gjëja që thashë që në fillim është se asnjë nga këta nuk është në nivelin e bosit akoma, edhe pse janë rritur shumë në hierarki, nuk janë në nivelin e bosit. Edhe pse janë në rrugë e sipër. Ata janë qitës direkt dhe kanë dhënë prova, prandaj janë kaq të rrezikshëm, sepse mund ta bëjnë vetë një krim. E treta, në hierarki, sipas të dhënave që ka në skedarët e vet policia jonë dhe sipas të dhënave që ka Interpoli për aktivitetin jashtë shtetit, Jani Aliaj dhe Laert Haxhiu, nuk jam i sigurt për Talo Çelën, dyshohet, kanë kryer vrasje me pagesë. Ibrahim Lici nuk ka kryer vrasje me pagesë. Edhe pse është më i rrezikshmi nga të gjithë këta.

Njihet me nofkën “Fantazma”. Qëllon me të majtën. Kujto ngjarjen e Boran Bërcanës dhe Silvi Ndocit, ku është dyshuar dhe aty autori është qitës me të majtën dhe nuk është provuar. Të gjitha ngjarjet, këta janë vrarë më 15 Korrik 2018. Po atë vit në Shtator u vra Arjan Ferracaku, po atë vit në Nëntor u vra Fatos Ferracaku. Nuk është provuar dhe prandaj ekziston me këtë nofkë. Ibrahim Lici nuk është arrestuar, është tentuar të arrestohet. Është shoqëruar, madje ka shkuar vetë për të treguar që nuk ka qenë i përfshirë. Ai deri tani nuk është i dënuar. Vrasja e dy vëllezërve Bilali, ai ishte i dyshuari kryesor, por nuk ka dënim”, tha Hoxha.

Ai u ndal edhe te shkuara e të shumë-kërkuarit tjetër Laert Haxhiu. “Për Laert Haxhiun, ai është dënuar disa herë, ka dalë nga burgu. Për momentin është pezulluar gjykimi për të. Është personazh që forcat tona policore sa herë kanë shkuar për ta arrestuar janë instruktuar që të përballen edhe me shkëmbim zjarri, sepse kanë patur shkëmbim zjarri. Është i rrezikshëm për vetë policinë”, u shpreh Hoxha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërkon ndihmën e qytetarëve për t’i arrestuar

Publikon emrat e pesë personave me rrezikshmëri të lartë


“Çdo subjekt që do hetohet për korrupsion apo krim, do i kontrollohet dhe pasuria”

Dumani zbulon pse SPAK refuzoi Komisionin Xhafaj

“Autori kishte thënë ‘Prisni ju çfarë do të ndodhë sot’”

Vrasja e Martin Canit, zbardhet audio nga mbledhja në “Fan Noli”!