Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edy Reja, ka folur për të përditshmen sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, për mesfushorin kuqezi të Empolit, Kristjan Asllani.
Reja ka deklaruar se Asllani tani është i destinuar për një klub të madh dhe se do t’ia këshillonte De Laurentisit që ta transferonte te Napoli: “Asllani është një lojtar shumë interesant. Për mua ai është i destinuar që të shkojë te një klub i madh. Nëse De Laurentis më pyet, unë do t’ia këshilloja menjëherë për te Napoli.
Më ka bërë përshtypje personaliteti i tij dhe në muajin mars bëri debutimin e tij me Kombëtaren A të Shqipërisë ndaj një përfaqësuese të madhe si Spanja edhe pse është 20 vjeç.
Përshtypja është e mrekullueshme sepse ai di të qëndrojë në fushë në mënyrë inteligjente dhe ka dy këmbë të shkëlqyera.”, përfundoi Edi Reja.