Kristjan Asllani është kthyer në një nga lojtarët më të lakuar në Serie A. Talenti kuqezi po zhvillon një sezon fantastik me Empoli, titullar absolut në skemat e Andreazzoli. Së fundmi, Asllani mori dhe një ftesë nga trajneri Edy Reja ku u aktivizua në dy miqësoret e marsit, kundër Spanjës dhe Gjeorgjisë.
Për Asllanin kanë shfaqur interesim disa nga klubet më të mëdha në Serie A, klube si Inter, Milan e Napoli, por agjenti i tij pak kohë më parë u shpreh se Asllani nuk do të transferohet në një nga klubet e lartpërmendura pasi lojtari ka nevojë të luaj, të rritet akoma më shumë.
La Repubblica, ka një tjetër version, dy emra të tjetër që ka shfaqur interesim për Asllanin. Sipas të përditshmes italiane, Bologna dhe Atalanta po monitorojnë nga pranë situatën e Asllanit.
Bergamaskët do të ishin një skuadër ideale për Asllanin, një klub që i ka ecur me futbollistët shqiptar pasi te bluzinjtë prej vitesh aktivizohet edhe Berat Gjimishti i cili pritet të ketë një rol kyç në këto negociata.