MENU
klinika

Europa dhe Conference League

Atalanta nuk ia del pa Gjimshitin, Leipzig në gjysmëfinale

14.04.2022 - 20:44

Mësohet skuadra e parë gjysmëfinaliste e Europa League. Gjermanët e Leipzig mposhtën Atalantën në kthim 0-2, kur ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim 1-1. Leipzig do të ndeshet me fituesin e Rangers-Braga.

Sfida në Bergamo është zhbllokuar në minutën e 18-të. Një gol që ka ardhur pas një aksioni perfekt nga ana e gjermanëve, që kanë arritur ta finalizojnë me gol falë Christopher Nkunku. 24-vjeçari është një nga lojtarët që po shkëlqen në këtë sezon me 29 gola dhe 18 asiste në 43 ndeshjet e luajtura në këtë sezon me Leipzig.

Në fund, kur vendasit po përpiqeshin të conin ndeshjen në shtesë, gjermanët shënojnë edhe golin e dytë. Është sërish Nkunku që realizon në 87’, kësaj here përmes një penalltie. Mbyllet 0-2, Leipzig shkon në gjysmëfinale. Berat Gjimshiti ishte i gatshëm në stol, por trajneri Gasperini nuk preferoi ta fuste për asnjë minutë.

Në Conference League, Leicester përmbysi 2-1 PSV dhe kalon në gjysmëfinale, me takimin e parë që përfundoi pa gola në Angli. Leicester do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e ciftit Roma-Bodo/Glimt.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën