MENU
klinika

Fatkeqësitë natyrore

Bashkitë përfitojnë 4 mln dollarë nga Ministria e Mbrojtjes

13.04.2022 - 13:28

Ministria e Mbrojtjes nëpërmjet Komitetit për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore i ka bërë ftesë të gjitha njësive të qeverisjes vendore për të aplikuar për programin “Fondi për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore”.

Sipas ministrisë, ky fond me vlerë totale 4 milionë dollare, mund të përfitohet nga të gjitha bashkitë të cilat duhet të paraqesin projektet e tyre për marrjen e masave parandaluese dhe rehabilituese ndaj fatkeqësive, në infrastrukturën e dëmtuar si dhe veprimtari të tjera në fushën e mbrojtjes civile.

“Prioritet do të kenë projektet për parandalimin e fatkeqësive natyrore dhe ato me bashkëfinancim.

Njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë afat 30 ditë të paraqesin projektet e tyre, të cilat do të vlerësohen më pas nga Komiteti për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore, i cili do të shpallë dhe projektet fituese”, thuhet ne njoftimini e ministrise.