Bayern Munchen është gati të shpallet kampion i Gjermanisë më herët në ndeshjen më të veçantë kundër Borusias së Dortmundit të shtunën. Dhe nëse nuk funksionon, do të ndodhë një javë më vonë në Mainz.
Nu ka ndonjë që do të vinte bast kundër bavarezëve për titullin. Por kjo ndoshta nuk do ta shpëtojë sezonin e Bajernit. Pas eliminimit në Kupë dhe dështimit të mjerueshëm në Champions ndaj Villarrealit, prej kohësh janë dhënë verdiktet: tashmë flitet për një “sezon zhgënjyes”.
Dhe një titull është shumë pak për pretendimet e bavarezëve. Si një tifoz futbolli, kjo nuk u pëlqen shumë vetave. Sikur një kampionat gjerman i fituar me siguri (aktualisht nëntë pikë përpara) nuk vlente asgjë!
Kjo shkon me tej: të qenët trajner fitues dikur ishte një vlerësim i vërtetë. Vetëm në Mynih pa dyshim jo më. Carlo Ancelotti u dërgua në “shkretëtirë” menjëherë pas kampionatit 2017 dhe Niko Kovac menjëherë pas dopietës në 2019-ën.
Dhe tani Julian Nagelsmann duhet të jetë i kujdesshëm që të ruajë vendin te Bayerni, pavarësisht titullit. Oliver Kahn thotë se ndihen krenarë që janë klubi i parë që fiton kampionatin dhjetë herë radhazi në një nga ligat më të mira europiane.
Megjithatë, në të vërtetë ai po trajton vetëm problemin tjetër: Bundesliga është zyrtarisht liga më e mërzitshme në Europë. Dhe dominimi rekord i Baernit do të thotë gjithashtu se titulli kombëtar po zhvlerësohet gjithnjë e më shumë nga viti në vit. Është e qartë se kush do të jetë kampion…
Emocion i vërtetë mund të gjenerohet sërish në Bundesligë kur kampionati më në fund të jetë sërish gjëja më e madhe! Vetëm imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse Koln do të fitonte përsëri titullin vitin e ardhshëm me Stefen Baumgart pas 45 vjetësh! Ose Frankfurt me fuqinë tifoze të Barcelonës pas 64 vitesh!
Ndoshta dikush mund të ëndërrojë pak! Realiteti, megjithatë, është se vështirë se dikush dyshon që Bayern do të fitojë gjithashtu titullin nr. 11 radhazi. Për tifozët e Bayern mund të duket mrekulli, por për pjesën tjetër, përfshi edhe sportdashësit jashtë Gjermanisë, me siguri jo.
Sigurisht që nuk është faji i Bayernit që janë kaq superiorë në Gjermani. Dhe sigurisht ata nuk duhet të humbasin me qëllim. Por nëse Champions është ajo që ka rëndësi për ta në radhë të parë dhe kampionati gjerman është thjesht detyrë, atëherë do të ishte më mirë të flitej për prezantimin e një superlige europiane menjëherë.