Bayern Munchen, duke parë dëshirën e largimit të Robert Lewandowskit, e ka vendosur çmimin e kartonit të sulmuesit polak. Sipas medias gjermane “Kicker”, bavarezët kërkojnë jo më pak se 40 milionë euro për të lënë të lirë yllin e tyre.
33-vjeçari ka ende një vit kontrat të mbetur me Bayern-in dhe negociatat për rinovimin e saj nuk kanë shkuar në drejtimin e duhur. Bayern-i po synon të mos rinovojë për më shumë se një vit kontratat e lojtarëve që i kanë kaluar të 30-at.
Për polakun ofrohet kontratë njëvjeçare, ndërsa ai synon që ajo të jetë të paktën edhe për dy vite të tjera. Megjithatë, për sulmuesin që ka realizuar 47 gola dhe gjashtë asisite në 42 ndeshje këtë sezon nuk mungojnë klubet e interesuara.
Barcelona kryeson garën, por edhe PSG-ja me Juventus-in e kanë në monitorim situatën e 33-vjeçarit. Sidomos katalanasit, te cilët pasi me siguri kanë humbur edhe mundesinë Haaland, që është pranë transferimit te City, duan të bëjnë një afrim të madh.