02.04.2022 - 17:33
Bayern Munchen vijon marshimin në krye të Bundesligës, duke mposhtur 4-1 në transfertë Freiburg. Një sukses që afron me titullin, kur mbeten edhe 6 javë deri në fund të kampionatit.
Gjithcka ndodhi në pjesën e dytë, teksa pjesa e parë përfundoi pa gola. Në 58’, Goretzka gjeti golin e avantazhit, por vendasit pas 5 minutash barazuan. Një rezultat me të cilin Bayern nuk mund të pajtohej.
Në 73’ vjen goli i dytë për miqtë, Gnabry kalon në avantazh Bayern. Në 82’ vjen goli i sigurisë me Coman, ndërsa në 96’ Sabitzer realizon golin e katërt, duke vulosur fitoren 1-4.