MENU
klinika

Bundesliga, Java 31

Bayern triumfon në “Der Klassiker”, merr titullin e 10-të radhazi

23.04.2022 - 20:26

Bayern Munchen e ka mbyllur këtë sezon 3 javë para kohe, duke triumfuar sërish në Bundesliga. Titulli i 10-të radhazi për bavarezët, teksa nuk mund të kishte mbyllje më të mirë se sa fitorja 3-1 në “Der Klassiker”. Bayern fitoi 3-1 në “Allianz Arena” ndaj Dortmund.

Vendasit e kanë mbyllur pjesën e parë në avantazh 2-0 falë golave të Gnabry dhe Leëandoëski-t. I pari ka shënuar në minutën e 15-të me një goditje të bukur nga jashtë zone, ndërsa i dyti ka përfituar nga një gabim në mbrojtje dhe ka dërguar topin në rrjetë me lehtësi.

Në pjesën e dytë, miqtë u munduan të futen në lojë me golin e Emre Can në 52’, që realizoi saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Por bavarezët “vranë” ndeshje në 83’ me golin e Musialas. Mbyllet 3-1 dhe Bayern merr titullin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën