Etrit Berisha vijon me paraqitjet fantastike në Serie A, por e ka pësuar vetëm në fund në ndeshjes, me Lazion që shmangu humbjen në shtesë 1-1 ndaj Torinos. Dy portierët e Kombëtares shqiptare ishin titullarë.
Ndeshja nis e ekuilibruar por me kalimin e minutave Torino fillon të dominojë dhe të shfaqet rrezikshëm në portën e Strakoshës. Belotti godet jashtë me kokë në dy raste, ndërsa Bremer godet shtyllën sërish pas një gjuajtjeje me kokë. Miqtë luajnë më mirë dhe është sërish Belotti, që nuk arrin të devijojë në rrjetë një top në zonë. Mbyllet pa gola një pjesë e pare.
Edhe pjesa e dytë nis me të njëjtën tablo. Izzo i afrohet golit, por Felipe Anderson shpëton Lazion nga goli. Vendasit mundohen të reagojnë dhe pas një ngatërrese mes Zima dhe Berisha, Lazio nuk arrin të përfitojë. Torino fiton një korne. Rodriguez hedh topin në zonë dhe Pellegri dërgon topin në rrjetë.
Sarri bën disa zëvendësime, duke hedhur forca të reja në fushë. Por Lazio është shumë larg atyre paraqitjeve të mira që ka bërë javët e fundit në kampionat. Kur dukej se sfida po shkonte drejt fundit, Immobile “zgjohet nga gjumi” dhe arrin të barazojë rezultatin në minutën e 92-të.