MENU
klinika

Zbardhet debati në PD

Berisha kërkon dorëheqjen e Alibeajt

12.04.2022 - 13:43

Pasi Sali Berisha i kërkoi dorëheqjen, ka reaguar edhe Enkelejd Alibeaj, i cili i është përgjigjur duke i thënë se nuk është vasal i askujt.

Alibeaj i eshte pergjigjur duke i thene se “nuk i bëj hije askujt”.

“Unë jam Enkelejd Alibeaj dhe si bej hije askujt. E kam bere padinë dhe do e mbroj deri ne fund. S’jam vasal i askujt”, mesohet se ka thene Aliebaj.

Berisha u shpreh që Alibeaj dorëzoi në Gjykatën e Apelit Tiranë një padi për njohjen e statutit të 11 dhjetorit por pa asnjë tagër.

“Përbashkimi i PD ka patur vështirësi, por ekziston një vullnet i gjerë si në baze si te deputetë për të zhbërë një periudhë të shkurtër përçarje, por po ju them në këtë kontekst u shprehëm publikisht se ne e pranojmë si kryetar grupi edhe pse në 11 dhjetor është i shkarkuar nga detyra. Duheshin bere hapa në këtë drejtim. Por një njeri dha dorëheqjen, iku që pasoi një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete të vërteta të hidhura si dosjen ruse psh. Unë e kam mohuar vetë, por dolën gabim të dhënat që kisha unë. Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnjë tager, Alibeaj padit PD në gjykatë. Padit një proces që demokratet e kanë pranuar. Yuri Kim ka bërë presion në gjykatë.”, tha Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN