MENU
klinika

“Ka bërë akte kundër PD-së”

Berisha komenton platformën e Alibeaj: Për ne nuk është kryetar…

15.04.2022 - 12:43

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për platformën e prezantuar nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj për bashkimin e partisë.

Në një konferencë për gazetarët, Berisha e konsideroi Alibeajn si bashkëpunëtor të ngushtë të Edi Ramës, teksa shton se si i tillë nuk mund të paraqesë një platformë.

Sipas Berishës, Alibeaj nuk është më kryetar i grupit parlamentar të PD-së.

“Pas vendimit të gjykatës së Tiranës, njeriun e parë që kam takuar ka qenë kryetari i grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj dhe deputeti Gaz Bardhi. U ula së pari me ta për të dhënë mesazhin për t’u shkëputur nga përçarja e PD-së. Njeriu që e krijoi, u largua duke marrë të ghjiha përgjegjësitë, por kjo gjeti refuzimin e zotit Alibeaj. Zoti Alibeaj, jo vetëm refuzoi ofertën, por i urdhëruar nga Edi Rama përmes Lulzim Bashës, siç është shprehur vetë në Shkodër, paditi Partinë Demokratike në gjykatë. Tani, dua tjhu bëj me dije se padia e tij është absolutisht nul pasi nuk ka qenë palë dhe kodi i procedurës civile përcakton se kush mund të paraqesë ankim ndaj një vendimi gjykate. Përveç kësaj, Enkelejd Alibeaj nuk ka asnjë tagër të firmosë një dokument përveçse si kryetar i grupit parlamentar. Kryetar i PD-së dha dorëheqjen, kryetari i PD-së aktual është vetëm një, Komisioni i Rithemelimit si kryetar kolektiv kolegjial.

Çka do të thotë, firmat e të gjithëve bashkë, askush nuk mund të firmosë në emër të PD-së. Natyrisht me urdhër të Edi Ramës, institucionet e narkoshtetit janë të afta të bëjnë gjithçka. Për këtë arsye, detyrohem t’i them Alibeajt se nuk je më kryetar i grupit parlamentar. A mund të pretendohet të paraqesë një platformë, bashkëpunëtori i ngushtë i Edi Ramës, në mënyrë antikushtetuese. Së dyti, unë vlerësoj qëndrimet e deputetëve të PD-së, shqetësimet për zhvillimet nga baza në qendër. Por ka një parim themelor, grupi parlamentar është grupi i PD-së. Deputetët e PD-së janë ose do jenë sipas statitutit të ri, anëtar të Këshillit Kombëtar” – tha Berisha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Alibeaj: Të rikthehen të përjashtuarit, anulohet çdo proces…

Platforma, 6 pikat që do të bashkojnë PD-në