MENU
klinika

Debate në PD

Berisha vijon të flasë, Alibeaj largohet nga mbledhja e Grupit

12.04.2022 - 17:42

Me debate është shoqëruar mbledhja e sotme e Grupit Parlamentar të PD-së, teksa Sali Berisha është ngritur në këmbën ka kërkuar që të flasë para deputetëve, kreu i grupit, Enkelejd Alibeaj nuk ia ka dhënë fjalën.

Por pavarësisht këtij fakti Berisha ka nisur që të flasë, dhe kjo ka bërë që Alibeaj të largohet nga salla.

Pas largimit të Alibejat, Berisha ka vijuar të flasë para deputetëve duke thënë ndër të tjera se deputetët s’duhet të kenë kontroll mbi procesin.

Lajmi është bërë i ditur për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa. Pas kësaj situate të tensionuar është kërkuar 10 minuta pushim, e më pas është rikthyer sërish në mbledhje Alibeaj.