MENU
klinika

NBA

Brooklyn dhe Minnesota kalojnë në play-off

13.04.2022 - 11:57

Kanë nisur ndeshjet e play-in në NBA, ku spektakli nuk ka munguar. Brooklyn Nets dhe Minnesota fituan sfidat përkatëse dhe siguruan kualifikimin në çerekfinalet e play off-it. Ndeshje shtesë, që e bëjnë edhe më interesant sezonin.

Brooklyn Nets, që luante në fushën e vet, mundi 115-108 Cleveland Cavaliers, një takim ku vendasit dominuan që nga fillimi deri në fund saqë në fund të periodës së parë shkuan deri në 20 pikë avantazh.

Për miqtë u dallua Garland me 34 pikë, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Po 34 pikë realizoi edhe Irving për Nets, mbështetur edhe nga Durant me 25 pikë.

Në ndeshjen tjetër, skuadra e Minnesotas mposhti 109-104 Los Angeles Clippers, edhe kjo një përballje me rivalitet. Edëards me 30 pikë e Russell me 29 pikë bënë diferencën për Minnesotan. Ndërsa 34 pikët e veteranit Paul George për Clippers mbetën për statistikë. Brooklyn, në çerekfinale do të luajë ndaj Boston Celtics, ndërsa Minnesota ndaj Memphis Grizzlies.

Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën