Spektakli nuk ka munguar edhe në ndeshjet e katërta çerekfinale të play-off në NBA. Kampionët e Milwaukee u rikthyen te fitorja, duke mposhtur 119-95 Chicago Bulls dhe udhëheqin 3-1 serinë e ndeshjeve në Lindje.
Ndeshje e komanduar nga miqtë, ku Antetokounmpo realizoi 32 pikë e 17 rebound. Ai u mbështet edhe nga Allen me 27 pikë e Holiday me 26, në një mbrëmje të përkryer për Bucks.
Po 3-1 udhëheq në Lindje edhe Miami, skuadra që u rendit e para në sezonin e rregullt. Ekipi nga Florida mundi 110-86 Atlanta jashtë fushe, në një ndeshje që e dominoi gjatë gjithë kohës. Të gjithë titullarët e Miami realizuan mbi 10 pikë, ku diferencën e bëri Butler, autor i 36 pikëve e 10 rebound.
Në Perëndim, skuadra e Golden State pësoi ndalesën e parë në përballjen ndaj Denver, me këta të fundit që fituan 126-121. Nikola Jokic realizoi 37 pikë për vendasit, mbështetur nga Morris me 24. Për Warriors u dalluan Curry me 33 pikë e Thompson me 32, por që s’mjaftuan. Golden State udhëheq 3-1 serinë.
Ekuilibër në përballjen mes Phoenix dhe New Orleans, pasi tashmë seria është në barazpeshë 2-2. Pelicans shfrytëzoi në maksimum faktorin fushë, duke fituar 118-103 ndaj miqve. Ingram me 30 pikë ishte më i miri në parket për New Orleans.
Konferenca e Lindjes-Çerekfinale play off
Miami – Atlanta, 110-86 (3-1)
Philadelphia – Toronto, (3-1)
Milwaukee – Chicago, 119-95 (3-1)
Boston – Brooklyn, (3-0)
Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale play off
Phoenix – New Orleans, 103-118 (2-2)
Dallas – Utah Jazz, (2-2)
Golden State – Denver, 121-126 (3-1)
Memphis – Minnesota, (2-2)