MENU
klinika

Ndiqni këtë udhëzim!

“Bugu” që shpenzon shpejtë baterinë e telefonit tuaj që funksionon me Android

24.04.2022 - 14:34

Një numër i madh i aplikacioneve po vazhdojnë të funksionojnë edhe kur ato minimizohen, e shpesh pyesim veten se cila prej tyre shpenzon më së shumti energji dhe nëse bateria e telefonit do të qëndrojë deri në mbrëmje,

”Bugu” i fundit në Google Messages për Android, pas mbylljes ka lënë aktive kamerën ku me ç’rast janë nxehur pjesët e telefonit dhe është zbrazur bateria.

Google Messages mundëson shkrepje të shpejtë të fotografive dhe dërgimin e tyre të shpejtë në bisedë, e kamera me raste mbetet duke punuar edhe kur me të nuk operohet.

E nëse edhe telefoni i juaj nxehet dhe shpejtë i shpenzohet bateria, në disa raste keni të instaluar Google Messages, atëherë nuk do të ishte keq ta ndiqnit këtë udhëzim për të mos pasur problem.

Hapeni kamerën, futuni në Settings > Apps > Messages > Permissions > Camera dhe zgjidhni opsionin Don’t Allow. Sipas Scott Verstover, menaxher i zyrës për komunikim në Google, “bugu” është zbuluar e riparimi tij do të duhej të ndodhte së shpejti.