MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Cilat fruta kanë më shumë sheqer?

30.04.2022 - 13:26

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Cilat fruta kanë më shumë sheqer?

Mjeku:Frutat janë shumë të mira. Ka fibra dhe lëndë ushqyese të tjera që ju nevojiten. Por gjithashtu ka sheqer natyral, dhe disa kanë më shumë se të tjerët.

Mango: Për shembull, një mango ka 45 gram sheqer, nuk është zgjedhja më e mirë nëse po përpiqeni të humbni peshë. Ndoshta shijoni disa feta vetëm, por jo një të tërë.

Rrushi: Një filxhan prej tyre ka rreth 23 gram sheqer. Cka do të thotë se është shumë. Mund t’i hani ato më ngadalë nëse i prisni përgjysmë dhe i ngrini. Ato do t’ju ngjajnë si një ëmbëlsirë.

Qershi: Ato janë të ëmbla dhe kanë sheqer: Një filxhan prej tyre ka 18 gram. Nëse mbushni një tas të madh me to, mund të harroni se sa hani, duke qenë se janë shumë të shijshme, kështu që tregoni kujdes.

Dardha: Një dardhë e mesme ka 17 gram sheqer. Nëse po përpiqeni të mbani dietë, mos e hani të gjithën, thjesht vendosni disa feta dhe shoqërojini me kos.

Shalqi: Një fetë e mesme ka 17 gram sheqer. Ai përmban 70% ujë dhe ka minerale të veçanta të quajtura elektrolite që janë pikërisht ato që i nevojiten trupit. Thjesht mos hani më shumë se dy feta shalqin.

Fiq: Dy të mesme kanë 16 gram sheqer. Nëse po përpiqeni të mbani një sy mbi përdorimin e sheqerit, shpërndani djathë mbi to përpara se ti konsumoni.

Banane: Një banane e mesme ka 14 gram sheqer. Copëtojeni gjysmën e bananes duke e shoqëruar me gjalpë kikiriku.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.