MENU
klinika

E trishtë në familjen Ronaldo

Cristiano dhe Georgina humbin njërin prej binjakëve

18.04.2022 - 21:07

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez kanë ndarë lajmin e trishtë se njëri nga binjakët e tyre ka ndërruar jetë. Lajmin e bëri të ditur futbollisti portugez përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë ndarjen nga jeta të djalit tonë. Është dhimbja më e madhe që mund të ndjejë çdo prind. Vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcën për ta jetuar këtë moment me pak shpresë dhe lumturi.

Duam të falënderojmë mjekët dhe infermierët për kujdesin dhe mbështetjen e tyre. Ne jemi të shkatërruar nga kjo humbje dhe kërkojmë privatësi në këtë kohë të vështirë. Djali ynë i vogël, ti je engjëlli ynë. Ne do të të duam gjithmonë.”- shkroi futbollisti në postimin e bërë në rrjetet sociale.

Cristiano dhe Georgina zbuluan se ishin në pritje të binjakëve disa muaj më parë. Futbollisti është baba i katër fëmijëve, binjakëve 4-vjeçare Eva Maria dhe Mateo, të cilët kanë lindur nga një nënë anonime, djalit 10-vjeçar Kristiano Jr, nga një marrëdhënie e mëparshme, si edhe vajzës 3-vjeçare Alana Martina me Georgina Rodriguez.