MENU
klinika

Pushtimi rus në Ukrainë

Dendias: Greqia do t’i kërkojë Hagës të hetojë krimet e luftës

07.04.2022 - 11:10

Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, këtë të enjte është shprehur se Greqia do të kërkojë hetimin e krimeve të luftës në Mariupol nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.

Mediat vendase bëjnë me dije se ministri në fjalën e tij në Samitin e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, i cili mblidhet sot për të dytën ditë, ka thënë se Greqia ka një interes të veçantë për Mariupolin, për shkak të komunitetit grek prej mbi 100,000 banorësh atje.

 “Greqia do t’i kërkojë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të hetojë krimet e luftës të kryera në Mariupol. Greqia ka një interes të veçantë për Mariupolin, për shkak të komunitetit grek prej mbi 100,000 banorësh atje. Për më tepër, unë do t’u kërkoj homologëve të mi në Aleancë që të bëjnë më të mirën që munden për të ndihmuar Ukrainën dhe për të mbrojtur Odesën, në mënyrë që Odessa të mos ketë fatin e Mariupolit“, ka thënë ai.