Gjykata e Vlorës ka dënuar me 21 vite burg, Elton Hajnaj, autorin e vrasjes së Taulant Beqirajt, raporton News24.
Mësohet se për Hajnaj, gjykata ka vendosur 2 vite më shumë se sa kishte kërkuar prokuroria për akuzën e vrasjes me dashje dhe “mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.
Hajnaj është akuzuar si autori kryesor që ka shkrepur armën dhe vrarë të riun në rrugën transballkanike.
Gjithashtu dhe 2 shokët e tij Hans Jonuzaj dhe Skerdjan Gabrani ,janë dënuar me nga 6 vite burg secili si përkrahës të autorit të krimit.
NGJARJA
Ngjarja e rëndë ndodhi ne mars te vitit te kaluar në rrugën Transbalkanike, përballë Gjykatës së Apelit Vlorë. Viktima, që njihej edhe me mbiemra të tjerë si Gjika apo Manaj, po ecte në rrugë, ndërsa autori, i shoqëruar me një person tjetër, zbriti nga një makinë me xhama të zi dhe qëlluan për vdekje, djali i një ish-punonjësi Policie me precedentë të mëparshëm kriminalë.
Të pranishëm në ekzekutim ishin tre persona, njëri që qëndroi në makinë dhe dy të tjerët që dolën jashtë.