MENU
klinika

Dalin pamjet e rezidencës ku ndodhi ngjarja

Depp deklaroi se ish-gruaja i preu gishtin me shishe

28.04.2022 - 12:04

Një debat mes ish-çiftit në vitin 2015 përfundoi duke lënë aktorin me gisht të prerë pasi, siç pretendon ai, Heard i hodhi një shishe vodka.

Të hënën, menaxheri i shtëpisë së aktorit, Johhny Depp, Ben King, dëshmoi në gjyq për vërtetësinë e kësaj deklarate, duke thënë që kishte gjetur një pjesë të gishtit brenda shtëpisë.

Ndërkohë janë publikuar pamjet nga rezidenca luksoze, ku ndodhi ngjarja.



Gjyqi, i cili filloi më 11 prill, do të zgjasë gjashtë javë. Heard nuk ka dëshmuar ende. Depp po padit Heard, ish-gruan e tij, për 50 milionë dollarë për një shkrim të vitit 2018 që ajo shkroi për The Washington Post, në të cilin ajo e përshkroi veten si një “figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje”. Megjithëse Depp nuk u përmend në artikull, ai pretendon se kjo i kushtoi atij një punë fitimprurëse aktrimi.

Të dy Heard dhe Depp, të cilët u njohën në vitin 2009 dhe ishin të martuar nga 2015-2016, akuzojnë tjetrin për akte të dhunës fizike gjatë marrëdhënies së tyre. Të dy kanë mohuar pretendimet e tjetrit. Ish-çifti zgjidhi divorcin e tyre në gusht 2016, duke lëshuar një deklaratë të përbashkët ku shkruhej pjesërisht, “Marrëdhënia jonë ishte shumë pasionante dhe nganjëherë e paqëndrueshme, por gjithmonë e lidhur nga dashuria”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ju falënderoj që jeni kaq i sjellshëm..."

Johnny Depp dekorohet nga Presidenti serb