MENU
klinika

Mësojeni...

Dieta e hudhrave, si ndihmon për uljen në peshë

30.04.2022 - 13:35

Pesha e tepërt tek çdo organizëm shoqërohet me shtimin e sasisë së yndyrës apo dhjamit, sidomos në pjesën e barkut apo zonën abdominale. Një problem nga i cili vuajnë miliona njerëz në botë.

Dhjamosja e tepërt në zonën e barkut krijon një siklet në paraqitjen e jashtme, por prania e saj në organizëm më shumë sesa e sikletshme, është shpesh burim i shumë komplikacioneve shëndetësore.

Më poshtë do të gjeni një kurë natyrale me përbërës të thjeshtë që luftojnë praninë dhe rritjen e nivelit të yndyrnave apo masës së dhjamit në zonën abdominale të trupit (pjesa e barkut).

Kjo kurë ndihmon gjithashtu në mirëfunksionimin e sistemit të tretjes, ndërsa mban nën kontroll të plotë nivelin e kolesterolit.

Përgatitja e kurës me hudhra

Përbërësit

12 thelpinj të mëdhenj hudhre

Dy kokrra limoni

1 ½ l ujë

Si ta përgatisni

Qëroni thelpinjtë e hudhrës me kujdes.

Shtypni secilin prej thelpinjve përmes një çekiçi kuzhine.

Pastroni limonat me ujë të rrjedhshëm dhe pritini në copëza të vogla me gjithë lëkurë.

Vendosni ujin në një tenxhere.

Shtoni hudhrat e shtypura bashkë me copat e limonit dhe vendosini në zjarr të ziejnë për 15 minuta.

Më pas, kullojeni lëngun dhe pijeni.

Ujin e përftuar mund ta ruani në frigorifer.

Si ta konsumoni këtë kurë

Lëngun e përftuar mund ta ndani në tri doza për çdo ditë. Rekomandohet që të pini nga një filxhan çaji me këtë lëng para secilit nga tri vaktet e ngrënies. Kura përdoret për tri ditë rresht. Ajo ndihmon organizmin për një pastrim rrënjësor të tij duke ndikuar në shkrirjen e yndyrës së tepërt në zonën e barkut.

Efektet e kurës ndihen pas një jave ku ju do të ndiheni më të lehtë.

Shënim

Për shumë persona shija e këtij lëngu mund të jetë e sikletshme dhe e vështirë. Por gjatë konsumimit të tij mund të shtoni pak mjaltë për ta ëmbëlsuar dhe për t’i dhënë shije gjithashtu.

*Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore./AW/