Novak Djokovic po kalon një periudhë të keqe. Tenisti serb u kritikua shumë për mos-bërjen e vaksinës, teksa tashmë i duhet të përballojë edhe dështimet.
Së fundmi, Djokovic është eleminuar në raundin e dytë të ATP të Monte Carlos. Ai u mposht nga Alehandro Fokina, me tre sete (3: 6, 7:6 dhe 1:6). Ky rezultat zhgënjyes kthen atë para kohe në shtëpi, duke u përshëndetur kështu me një nga turnetë më të rëndësishëm.
Novak Djokovic, pavarësisht atyre që po ndodhin, mbetet një nga më të mirët në botën e tenisit. Arritjet e tij kanë qenë të jashtëzakonshme, me tifozët që mezi presin që 34 vjeçari të kapë sërish majat.
💨💪😮 @alexdavidovich1 | @ROLEXMCMASTERS | #ROLEXMCMASTERS pic.twitter.com/hUfAzkhmDU
— ATP Tour (@atptour) April 12, 2022