MENU
klinika

Berisha paralajmëron protesta

“Do e shihni, do mbushim rrugë dhe sheshe!”

30.04.2022 - 17:43

Sali Berisha deklaroi gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD se nuk do të ketë asnjë palë zgjedhje në Shqipëri pa të drejtën e votës për emigrantët.

Ai u shpreh se do të mbushin sheshet dhe rrugët e Tiranës për të drejtat e shqiptarëve.

“Çdo përpjekje për destabilizimin e Kosovës do të përballet me reagimin e kombit shqiptar si komb i vetëm. Unë garantoj diasporën dhe emigracionin se Shqipëria nuk do të votojë kurrë për ju. Do mbushim rrugët dhe sheshet e Tiranës për të drejtat e patjetërsueshme. Shqiptarët kudo që janë do të kenë shtetësi shqiptare, shqiptarët në Kosovë dhe një marrëveshje me qeverinë e Kosovës do të gëzojnë dy shtetësi njësoj si qytetarët shqiptarë këtu apo në Kosovë”, tha Berisha.