MENU
klinika

Shpallet në kërkim nga policia

E rëndë! 19-vjeçari përdhunon të miturën në Vlorë

29.04.2022 - 13:32

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë ku një 19-vjeçar ka përdhunuar një 15-vjeçare.

Kjo e fundit ka bërë denoncimin në polici ku ka treguar se në muajin nëntor të vitit të kaluar, 19-vjeçari e ka detyruar që të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Policia ka nisur punën për kapjen e të riut.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në ngarkim të shtetasit E. K., 19 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 15 vjeçe, se në muajin nëntor të vitit 2021, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj. Punohet për kapjen e shtetasit E. K.