MENU
klinika

Nuk dihet fati i 20 të tjerëve

Greqi/ Përfshihet nga flakët spitali COVID, digjet një pacient

06.04.2022 - 10:57

Është përfshirë nga zjarri spitali Papanikolaou në Selanik, ku si pasojë ka ndërruar jetë një person.

Sipas informacioneve të para të publikuara nga mediat vendase personi është gjetur i karbonizuar në katin e dytë të godinës.

Në vendngjarje kanë mbërritur 11 automjete zjarrfikëse dhe 30 persona personel, të cilët kanë mundur të neutralizojnë flakët.

Megjithatë, tymi është ende evident në hapësirën e godinës dhe nuk dihet ende fati për 20 pacientë të sëmurë rëndë me COVID-19.

Eksperti i sigurisë: Ja si do të përfundojë beteja e Rusisë

SHBA dhe Greqia mbyllin ambasadat e tyre në Kiev

“Kemi lidhur kontratë për t’i mësuar fëmijëve gjuhen shqipe”

Rama prezanton 8 mësuesit e parë në Greqi