Një penallti e pabesueshme është regjistruar në Champions League e Afrikës, saktësisht në sfidën Al Ahly (Egjipt) – Raja Casablanca (Marok). Vendasit fituan 2-1 takimin e parë çerekfinal, sfidë që u zhbllokua nga penalltia më qesharake që është akorduar ndonjëherë!
Ishte minuta e 13-të kur arbitri 34-vjeçar nga Republika Demokratike e Kongos, Jean Ndala, dha penallti për vendasit për një prekje me dorë, të cilën vetëm ai e “pa”.
E bukura është se arbitri pa aksionin në VAR dhe u nis menjëherë drejt pikës së bardhë. Protestave të lojtarëve miq u shpëtoi duke deklaruar se kishte prekje më dorë…
How was Al Ahly awarded this as a penalty against Raja Casablanca?
Even with VAR😳#TotalEnergiesCAFCL #AlAhly— Ochi (@soo_ochieng) April 17, 2022