MENU
klinika

Në kërkim 3 të tjerë (Detajet)

EMRAT/ Sherr me thika gjatë natës në Berat, plagosen 2 të rinj

21.04.2022 - 13:31

BERAT

Dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë natën e kaluar në Berat, teksa policia ka shpallur në kërkim 3 autorët e dyshuar.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat shpallën në kërkim shtetasit Ervis Nazeri, 31 vjeç, Famenio Qama, 24 vjeç dhe Flavio Qama, 21 vjeç, pasi gjatë natës, në lagjen “13 Shtatori”, dyshohen se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet të mprehtë (thikë), shtetasit David Gjika, 32 vjeç dhe Thanas Gjika, 22 vjeç.

Dy të plagosurit po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Berat, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.