24.04.2022 - 12:19
Bayern ka fituar titullin numër 32 në Bundesliga, pas fitores 3-1 të marrë në Allianz Arena kundër rivalëve të përjetshëm të Borussia Dortmund. Bavarezët kanë arritur ta sigurojnë triumfin e radhës në Gjermani tri javë para fundit të kampionatit.
Ky ka qenë titulli i dhjetë radhazi për Bayern-in dhe i shtati personal për Kingsley Coman. Francezi është një hajmali e vërtetë duke parë se në 11 vite karrierë e ka fituar gjithmonë kampionatin.
Më parë ka fituar dy tituj PSG-në, dy tituj me Juventus-in. Në Mynih është transferuar në verën e vitit 2015-të dhe ka arritur ta fitojë gjithmonë titullin e kampionit të Gjermanisë. Një ecuri me të vërtetë mbresëlënëse.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Bundesliga, Java 31