Sipas një raporti të Financial Times, disa nga kompanitë më të mëdha energjetike në Europë po përgatiten të paguajnë gazin në rubla, duke pranuar kështu kërkesën e Rusisë që energjia të paguhet me monedhën ruse.
“Disa nga kompanitë më të mëdha energjetike në Europë po përgatiten të përdorin një sistem të ri pagese për gazin rus, për të cilin kritikët thonë se do të zvogëlojë sanksionet e BE-së, do të kërcënojë unitetin e bllokut dhe do t’i sigurojë miliarda para të gatshme ekonomisë ruse,” thuhet në raportin e Financial Times.
Kompanitë e gazit në Gjermani, Austri, Hungari dhe Sllovaki po planifikojnë të hapin llogari të reja në Gazprombank në Zvicër në mënyrë që të plotësojnë kërkesën e Rusisë për pagesën e gazit në rubla.
Kompanitë përfshijnë dy nga importuesit më të mëdhenj të gazit rus: Uniper me bazë në Düsseldorf dhe OMV me bazë në Vjenë.