MENU
klinika

"Hera e parë që ndodh pas 100-vjetësh!"

Frrok Çupi: Berisha-Meta peticion për të larguar ambasadën e SHBA-së

25.04.2022 - 18:30

Qëndrimet e prera të ambasadores amerikane Yuri Kim, ndaj Sali Berishës, i shpallur non grata nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë, se nuk do të bashkëpunojë me Partinë Demokratike nëse ai merr drejtimin e partisë, kanë përshkallëzuar deri në ekstrem reagimet e ish-kryeministrit.

Kështu thotë analisti Frrok Çupi, duke ju referuar një peticioni online, kundër ambasadores Yuri Kim, ku i kërkohet DASH, që diplomatja amerikane të ndalë ndërhyrjet në politikën e brendshme të vendit, konkretisht për zhvillimet në PD.

Për herë të parë pas 100 vitesh, tha Çupi i ftuar në ‘Studio Live’ në Report Tv, kërkohet largimi i ambasadës së SHBA-së, gjë që nuk është thënë as në diktaturë, shtoi analisti. Për Çupin, kjo e çon në ekstrem luftën e mbështetësve në Sali Berishës dhe të Ilir Metës, pasi mund ta çoji deri në situatën e një lufte të armatosur mes militarëve dhe vetë përfaqësuesve të SHBA-në, vetëm e vetëm që këto të dy t’i shpëtojnë drejtësisë.

‘Tani më në fund pasi ambasadorja e SHBA u pozicionua qartë në raport me politikën e ardhshme të opozitës, e cila ka dy rrugë ose të ndërtohet si një grupim i qartë anti-amerikan, ose të shkëputet përfundimisht prej Sali Berishës. Në këtë moment erdhi një përshkallëzim tjetër, ku në vizionin tim është në ekstrem. Kërkohet largimi i ambasadores së SHBA-së, pra dmth kërkohet largimi i ambasadës së SHBA-së. Këto janë mbledhur për peticione për të dërguar letra në DASH. Është hera e parë që ndodh pas 100 vjetësh. As në periudhën e diktaturës nuk ka ndodhur kështu, ku nuk e pranoi ambasadën e SHBA. Këtu ndodh që është prezentë SHBA, ambasada, në fund të fundit është iniciatore disa iniciativave rajon-mbrojtëse në Shqipër, por ndërkohë kërkohet që të largohet përfaqësuesja e SHBA. Kjo e çon në ekstrem kërkesën e tyre, luftën e tyre, sepse e çon deri në situatën e luftës së armatosur.

Vetëm në rastin e situatës së armatosur, kur një shtet shpallet armik, vetëm atëherë mund t’i kërkohet SHBA të largojnë përfaqësinë nga Shqipëria. Kjo është shumë e koklavitur, duket sikur hajt se Saliu e bën, por ngrihen masa popullore për të bërë këtë, inkuizicioniste, në çdo moment mund të shpërthej një rrezik i madh në Shqipëri midis njerëzve të armatosur, midis militarëve me vetë përfaqësinë SHBA. Situata në Shqipëri, për arsye të grupimit, Berisha-Meta, dhe mbledhjes së tyre në një në një front për ti shpëtuar drejtësisë, i vetmi qëllim është të luftohet SHBA si garantuese e drejtësisë në Shqipëri dhe i janë vënë në këtë front. Poshtë këmbëve tona në det ka dallgë shumë të mëdha. Atje po luftojnë pjesa që e ka shkatërruar Shqipërinë, drejtësinë, pjesa që ka vënë gishtin mbi plagë të Ballkanit dhe i ka trazuar. I gjithë ky grumbullim arkivor, po lufton kundër ndryshimit rrënjësor në Shqipëri në luftën kundër korrupsionit.’- tha Çupi për gazetarin Arbër Hitaj.