MENU
klinika

Formula 1

Gabon Ferrari, dopietë e Red Bull në Imola

24.04.2022 - 16:46

Max Verstappen me Red Bull fitoi sot garën e Imola në Formula 1, suksesi i dytë sezonal për kampionin e botës. Një garë e dominuar përgjatë 63 xhirove nga piloti holandez, që për asnjë moment nuk e lëshoi kreun.

I dyti u rendit shoku i tij i skuadrës, meksikani Sergio Perez, ndërsa i treti britaniku Lando Norris me McLaren. Një garë për t’u harruar për Ferrarin, në asnjë moment pretendente për fitore, shumë larg paraqitjeve të garave të mëparshme.

Charles Leclerc u rendit i gjashti, ndërsa shoku i tij i skuadrës Carlos Sainz nuk e mbylli dot atë, duke dalë nga pista që në xhiron e parë pas një kontakti me Daniel Ricciardo.

Gara nisi në pistë të lagur, për shkak të shiut dhe më pas pilotët ndërruan gomat kur pista u tha. Pavarësisht kësaj, Red Bull ishte e pakapshme, gjithnjë më e shpejtë në pistë. Leclerc, që nisej i dyti, bëri një garë anonime, madje pati edhe një aksident në xhirot e fundit. Gjithsesi, ai ruan kreun e renditjes botërore.

Në vendet 4-5 u renditën George Rusell me Mercedes e Valtteri Bottas me Alfa Romeo, ndërkohë që zhgënjen edhe Lewis Hamilton. 7 herë kampioni i botës u klasifikua në vendin e 13-të, duke mos marrë dot asnjë pikë. Kjo garë tregoi se makina gjermane është shumë larg Red Bull e Ferrari, duke mos rivalizuar dot.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Një ceremoni e veçantë me mbi 2000 të ftuar…

125 vjet histori, Barcelona e bën festë!

Presidenti dhe trajneri kokë më kokë për të ardhmen

Kriza e Realit, Perez lëkundet për Ançelotin!

Kosova me renditjen më të mirë në histori

Renditja e FIFA-s, Shqipëria nuk ndryshon pozicion

Nuk kanë pësuar ende asnjë gol në 5 ndeshje

Interi është “bunkeri” që po mahnit… Europën