Vijojnë ndeshjet e “play in” në NBA, për të përcaktuar dy skuadrat e fundit që do të kualifikohen në çerekfinalet e play off-it. Atlanta Hawks fitoi 132-103 ndaj Charlotte Hornets, duke eliminuar këtë të fundit nga gara.
Për Atlantan, të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë, ku më i miri ishte Young me 24 pikë. Në Lindje, Atlanta do të përballet me Cleveland dhe fituesi i këtij çifti do të ndeshet në play-off me Miami Heat.
Në Perëndim, skuadra e New Orleans Pelicans mposhti 113-103 San Antonio, duke ndalur përfundimisht rrugëtimin e Spurs. McCollum me 32 pikë dhe Ingram me 27 bënë diferencën për Pelicans, që janë ende në garë. New Orleans do të duelojë me Los Angeles Clippers, për të përcaktuar ekipin e fundit të play-off dhe që do të ndeshet me Phoenix Suns.