MENU
klinika

Çfarë kemi prej Da Vinçit?

Gjeniu kishte këto “cene”

25.04.2022 - 14:26

        Italia përkujtoi muajin prill, datëlindjen e një prej emrtave më të mëdhenj të artit në botë, nga epoka e Rilindjes. Leonardo da Vinçi, mjeshtri i rrallë, do të vinte në jetë më 15 prill 1452, në Vinci (Firence). Siç jo rrallë ndodhe me njerëzit e jashtëzakonshëm, edhe për Da Vinçin qarkullojnë legjenda dhe të vërteta.

Disa prej tyre, i sjell Focus.it

Ndoshta, mjeshtri nuk ishte italian. Leonardo da Vinci lindi në Vinci, Firence, më 15 prill 1452 dhe vdiq në Amboise, Francë, më 2 maj 1519. Leonardo di ser Piero da Vinci ishte djali i paligjshëm i Pieros, një noteri i respektuar, i njohur mirë me rrethet fiorentine – rreth vitit 1470, ai shoqëroi Leonardon në një nga punishtet më të rëndësishme të kohës, atë të Andrea Verrocchio-s. Nëna, sipas disave, ishte me origjinë nga Lindja: në fakt, emri i saj, Katerina, ishte i zakonshëm midis skllevërve të konvertuar në katolicizëm. Për më tepër, gjurmët e gishtërinjve të Leonardos, marrë në të penduarin “San Gerolamo” (1480), do të tregonin ngjashmëri me një lloj të përhapur në Lindjen e Mesme.

Leonardo zbuloi fosilet. Ai ishte jashtëzakonisht kurioz dhe shkruante gjithçka që i shkonte në mendje. Vdiq në moshën 67-vjeçare, duke lënë njohuri të shkëlqyera, kryevepra artistike dhe një mal me shënime dhe vizatime. Për shembull, Da Vinçi ishte i pari (pas grekëve të lashtë) që kuptoi se, fosilet ishin mbetje kafshësh dhe bimësh të ngurtësuara nga proceset gjeologjike, që dalin në  sipërfaqe nga lëvizjet e kores së tokës. Në kohën e tij, besohej se “nichi”, siç quheshin atëherë fosilet, ishin mbetje nga Përmbytja e madhe ose forma jete, të cilave Zoti nuk u kishte dhënë shpirt.

“Unë do t’i demaskoj fallxhorët“. Edhe pse në Codex Atlanticus ka një kuotë prej gjashtë sous, për të parë fatin, Leonardo shkroi se kjo (aftësia për të parë dorën) ishte “e gabuar”. Në fakt, ai vuri re se mjafton të krahasohen pëllëmbët e njerëzve që kanë vdekur në të njëjtën kohë, për të parë se linjat e jetës, nuk ngjajnë me njëra-tjetrën.

Ai e kuptoi, se ç’funksion kishte zemra. Në kohën e Leonardos ende besohej se zemra, ishte organi që ngrohte gjakun. Ai ishte i pari që e kuptoi funksionin e vërtetë të këtij organi. Për këtë arsye, disa struktura anatomike kardiake, më vonë morën emrin e gjeniut, si për shembull, “rreze moderatore e Leonardo da Vinçit”, apo edhe “trabekula e harkuar e Leonardos”.


Ishte ai që solli “Mona Lizën”, në Francë. Është e njohur ideja se piktura “Mona Lisa”, në Luvër e solli Napoloni. Por, ishte vetë Leonardo që e mori me vete në Francë dhe mbreti Françesku I, e pagoi me 4 000 kurora ari (paga dyvjeçare e piktorit). Në vend të saj, trupat e Napolonit morën, pa i kthyer kurrë, disa dorëshkrime (sot “Kodet e Institutit të Francës”).

Ishte vegjetarian i vendosur. Leonardo kishte një dashuri të thellë, për kafshët. Madje, shkoi në treg për t’i çliruar edhe zogjtë që ishin gati për shitje. Një bashkohës i tij lundërtar, toskani Andrea Corsali, ka treguar se “ai, nuk konsumon asgjë që ka gjak”. Da Vinçit i atribuohet shprehja: “Do të vijë dita, kur vrasja e një kafshe do të konsiderohet krim, siç është tani vrasja e një njeriu”.

Kishte një njohje të thellë, mbi njerëzit dhe sjelljet. Vëmendjen e tij e tërhoqi jo vetëm e bukura, por edhe e deformuara, aq sa të konsiderohet si nismëtar të zhanrit të karikaturës. Në fakt, ekziston të paktën një fletë me vizatimet e kokave groteske.

 

I pëlqente të eksperimentonte. “Eksperimenti” më i famshëm i Leonardos u krijua kur Ludovico il Moro u ngarkua të pikturonte një afresk të Darkës së Fundit, në murin e manastirit ngjitur me bazilikën e “Santa Maria delle Grazie”. Leonardos, nuk i pëlqente teknika e afreskut, që përfshinte punën e shpejtë në suva “afreske”. Kështu ai shpiku një që e lejonte të shkonte herë pas here, për të dhënë qoftë edhe një penelë të vetme, duke vazhduar të ndiqte studimet dhe punët e tjera, në të njëjtën kohë. Shumë vonë zbuloi se kështu, piktura u përkeqësua shumë shpejt: sa Leonardo ishte ende gjallë, falë lagështisë së mjedisit, “Cenacle” u transformua në një vend me ngjyrë të paqartë.

Ishte “ngacmues”? Për homoseksualitetin e Leonardos është folur për një kohë të gjatë, interpretime shqetësuese psikoanalitike, si ai i Frojdit, i cili në këtë drejtim përshkroi një ëndërr të Leonardos, kur ishte fëmijë: një çift që do ta kishte vizituar atë, duke i prekur vazhdimisht buzët, me gishtërinj. Pastaj janë letrat e një gjyqi për sodomi, që e pa atë mes të akuzuarve, së bashku me studentë të tjerë të punishtes “Verrocchio”, në 1476. Pala e dëmtuar, viktimë e abuzimit, do të kishte qenë Jacopo Satarelli, një 17-vjeçar fiorentin, nxënës argjendar. Pas një burgimi të shkurtër, Leonardo dhe të tjerët u shpallën të pafajshëm sepse ankesa, si anonime, nuk mund të pranohej. Çështja e paqartë u rishqyrtua më vonë, por gjyqtarët deklaruan të mos procedonin, duke e mbyllur çështjen.

Shkrimi i tij, nuk ishte aspak i pazakontë. Leonardo përdorte një shkrim të çuditshëm, nga e djathta në të majtë dhe shpesh, fillonte të shkruante nga fleta e fundit, për të arritur tek ajo e para. Kjo veçori është interpretuar si një përpjekje e tij, për t’i mbajtur studimet sekrete dhe të pakuptueshme për ata që nuk ia njohin kodin. Madje, ata që e konsideronin heretik, arritën ta përkufizojnë si “shkrimtarin e djallit”, për këtë karakteristikë të tij të veçantë. Në fakt, për të kjo ishte mënyra e natyrshme e të shkruarit. Por, neurologët kanë treguar se ky ishte zakon nga fëmijëria dhe i natyrshëm, për mëngjarashët, që nuk korrigjoheshin, si Leonardo. Ai dinte të përdorte dorëshkrimin “normal”, por me vështirësi dhe vetëm nëse ishte i domosdoshëm, siç bënte për shembull, në disa harta topografike. Nuk është për t’u habitur, që Leonardo u kërkoi të tjerëve t’ia shkruanin letrat e prezantimit.

Ai zbuloi krasitjen. Personi i parë që vëzhgoi unazat e rritjes së pemëve dhe kuptoi se, duke i numëruar, mund të përcaktohet edhe mosha, ishte vetë Leonardo. Nga ky vëzhgim ka lindur një shkencë e re, vitet e fundit; dendroklimatologjia, si studimi i klimës në të shkuarën, falë gjurmëve të natyrës në unazat e pemëve.

Falsifikimi se… ishte dhe kushinier. Disa vjet më parë, filluam të flasim për të ashtuquajturin “Kodi Romanoff”, një dorëshkrim i supozuar, i mbajtur në Rusi, ku Leonardo përshkruante pjatat e servirura në tavernën e tij të tre kërmijve, në “Ponte Vecchio” në Firence, të hapura së bashku me Botticelli-n. Sa keq që ai kod ishte vetëm një shpikje e shkrimtarit anglez, Jonathan Routh.

Patjetër, mendjemprehtë! Kur shkoi në Ludovico il Moro, Më 1482, Leonardo solli me vete një letër prezantimi, që ishte një lloj kurrikule e studiuar ad hoc. Ai theksoi me dinakëri aftësitë e tij si inxhinier ushtarak, pikërisht në një kohë kur mauri kishte një ambicie për të zgjeruar mbretërinë e tij dhe vetëm në pikën e fundit (nga dhjetë të tilla), ai shkroi se çfarë mund të bënte “në kohë, për paqen”.

E gjithë pjesa e mëparshme është një katalog i veprave luftarake, që premtonin se do të mund të ndërtoheshin, nga “urat shumë të lehta dhe të forta” te “bombardimet shumë të lehta”, te “vagonët e mbuluar, të sigurt e të padëmshëm”. Ne nuk e dimë se, sa prej këtyre projekteve janë kryer në të vërtetë, por maurët rrallë i përdorën makinat e Leonardos në beteja. Gjithaq, letra i shërbeu qëllimit.

Jo gjithmonë “qëllonte”. Leonardo, mbetet një nga studiuesit më të mëdhenj të anatomisë, por studimet e tij nuk ishin gjithmonë të sakta. Për shembull, ai (gabimisht) besonte, se kishte në kokë… tri barkushe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çfarë është arti?

”A ka gjini Arti?”

Legjenda e artit dhe pikturës

Andy Warhol, gjeniu që modeloi artin

Miti modern i Da Vinçit

500 evente për 5 shekujt


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit